Gjatë intervistës për programin “Daily Love Story”, Saimiri foli mes të tjerash për pëlqimin e tij ndaj vajzave. Dëri tani nuk kishte folur për temën e pëlqimit më shikim të parë, por tani e tha hapur se cila ishte vajza që pati tek ai këtë efekt. “Ishin shumë emocione natën e parë, sepse unë nuk i kisha parë vajzat, ato më kishin parë mua. Kisha kuriozitet t’i shikoja, por nuk m’i tregonin. Kur erdhën u prezantuan një nga një, ishte momenti më i bukur. Për Merin kam pasur një pëlqim që natën e parë, edhe te nata e trëndafilave. Është edhe e thjeshtë, edhe elegante… me një buzëqeshje që të bën për vete”, u shpreh Saimiri.
Sa për puthjet e padhëna, pati këtë koment. “Kur një vajzë nuk jep puthje do të thotë që nuk është gati, nuk e ndjen dhe e respektoj këtë gjë. Është edhe presioni i njerëzve dhe kamerave, sepse vajzat kur shohin komentet negative, sigurisht që kanë frikë dhe stepen nga kjo gjë. Por unë dua që të jenë më shumë vetvetja, sepse sido që të jesh, do kesh gjithmonë njerëz pro dhe kundër”, tha ai.



















