KreuCelebrity

Gruaja e Kobe Bryant nuk fal kur vjen fjala tek paratë!

Vanessa Bryant është tërbuar nga një njoftim sipas të cilit “kujtdo që ka nevojë do t`i dërgohet vaj kanabidioli, CBD Oil, i preferuari i Kobe Bryant si lehtësues dhimbjesh”! Bashkëshortja e yllit të basketbollit, që u nda nga jeta janarin e vitit të kaluar së bashku me njërën prej vajzave për shkak të një aksidenti ajror, është shumë strikte kur vjen fjala tek paratë pasi konsideron se është duke mbrojtur interesat e saj dhe të tre vajzave të tjera.

Artikulli pretendon se Kobe kishte ndryshuar testamentin e tij muajin e fundit, para se të vdiste dhe në të kishte nga pak dhurata për të gjithë, referuar këtij medikamenti. Vanessa që nuk fal kur vjen puna tek trashëgimia e bashkëshortit dhe paratë e postoi lajmin duke sqaruar se është fake neës dhe se revista People të cilës lajmi i referohej, nuk kishte asnjë lidhje me të. Përpara disa kohësh, ajo pushtoi vëmendjen pas një sherri që pati me të ëmën, të cilës i ndërpreu pensionin pas vdekjes së të Kobes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF