KreuCelebrity

Pësoi humbje drastike në peshë, aktorja: Njerëzit më shikojnë ndryshe!

Edhe pse dukej sikur nuk shqetësohej shumë për peshën e saj, aktorja e famshme Rebel Wilson vendosi t`i hynte një ndryshimi drastik, i cili e bëri të humbiste 30 kilogramë. Ajo rrëfen se kjo gjë ka ndikuar tek mënyrë sesi njerëzit e trajtojnë.

“Më pëlqen të mendoj që dukem mirë në të gjitha format, dhe gjithmonë kam pas vetëbesim. Nuk është që më përpara nuk kisha vetëbesim, dhe tani kam super vetëbesim. Mendoj se vërtet interesante për mua është mënyra sesi të tjerët të trajtojnë. Ndonjëherë kur isha më e shëndoshë, njerëzit nuk më shikonin dy herë,” u shpreh Rebel.“Tani që kam forma të mira trupore, njerëzit janë të gatshëm të më mbajnë ushqime deri tek makina ose të më hapin derën,”- shtoi ajo. “Njerëzit i kushtojnë kaq shumë vëmendje transformimit të trupit pas humbjes së peshës, kur ka kaq shumë gjëra në botë, ” tha 40 vjecarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF