KreuCelebrity

Këngëtarja nuk përmbahet: “ I urrej të gjithë ish-at e mi”!

Një prej këngëtareve shqiptare që po njeh vetëm sukses në karrierën e saj, së fundmi, Ava Max, tregoi së fundi se nuk gëzon të njëjtin sukses dhe në jetën private. Në një intevistë të dhënë për revistën Forbes, Ava shpjegoi përse tregohet shumë feministe në këngët e saj.

“Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror. Ky është problemi. Nuk e di në se kjo përbën problem për disa. Mund të jetë për disa njerëz. Nuk është për mua. Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi”- pohoi 26-vjeçarja. Ava ( e lindur Amanda Koci), ka treguar më heret se po pret me padurim të bëjë dhe një vizitë në Shqipëri.

“Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tone”, ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF