KreuCelebrity

Në Spanjë një ilac i ri kundër Covid, nxirret nga një specie në fundin e detit!

Spanja po eksperimenton me një ilac të ri kundër koronavirusit, I cili sipas ekspertëve atje, ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme duke I lënë gojëhapur mjekët! Ai quhet Aplidin dhe eksperimenti tek kafshët tregojnë efikasitet maksimal.

Tani, sic shpjegon mjeku shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda, medikamenti që nxirret nga një specie në fundin e detit, do të testohet edhe tek njerëzit.

“Ilaçi i ri që po prodhohet nga Farma Mar në Spanjë quhet Aplidin, është material që nxirret nga një specie nga fundi i detit, është 100% efikas në minj. Po fillojmë të praktikojmë, të bëjmë fazën e tretë të studimit në njerëz. Ky ilaç bashkë me Monlupinavir janë të dy ilaçet që ne do t’i përdorim në mënyrë masive pasi të kalojnë fazën e tretë të studimit”, ka thënë ai. Mjeku shpjegon se Aplidin është një preparat i ri i modifikuar i cili parandalon përhapjen e virusit në organizëm, duke mos lejuar shumimin e tij në qelizë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF