KreuCelebrity

Albi Nako kërkon falje publike për deklaratën fyese ndaj konkurentes 40-vjeçare!

Një javë më parë publiku por edhe personazhë të njohur reaguan ashpër ndaj komentit të cilësuar si seksist, paragjykues e bullizues që koreografi Albi Nako bëri në episodin e të dilelës së shkuar  në ‘Just Dance’ për konkurenten 40 vjeçare Bela.

Ndërsa Nako u shfajësua se e njihte konkurenten dhe kishte miqësi me të, dhe gjithçka ishte e stisur për t’i bërë promo kësaj të fundit. Megjithatë në puntatën e djeshme të “Just Dance” koreografi ndjeu të kërkonte një falje publike.

“Duke medituar thellë brenda vetës time e ndjeva të nevojshme që të kërkoj ndjesë sepse batuta ime kishte cënuar etikën publike. E vërteta është se nëse do t’i thoja Belës bravo, ti mund t’ja dalësh dhe se je e shkëlqyer, askush s’do ta vinte re dhe kjo gjë do të kishte kaluar pa u ndjerë fare. Kjo gjë vërteton që fatkeqëisht në shoqërinë tonë ndonjëherë gjërat negative kanë më gravitet, por kjo s’e përjashton faktin që unë mund të kem thënë ndonjë gjë të pamatur.”- tha në ‘mea culpa-n’ e tij në nisje të programit Albi Nako.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF