KreuCelebrity

Cdo vjehrrë do ta dëshironte urimin që i bëri Sara mamasë së Ledrit për ditëlindje!

Që e ëma e Ledri Vulës, Xheraldina shkon shumë mirë me partneren e tij, Sara Hoxha, këtë e dinim tashmë. Por urimi që nusja i bëri asaj për ditëlindjen, na e vulosi përfundimisht këtë bindje. Sara postoi në Instagram një foto të shkrepur në të kaluarën ku shfaqet shumë e afërt me Xheraldinën, cka tregon edhe një herë se cfarë raporti të mirë kanë mes tyre.

“Gëzuar ditëlindjen gjyshja më cool dhe më e re në familjen tonë. Të dua shumë Xheraldina”, ka shkruar ajo. Kush është ajo vjehrrë që nuk do ta donte një urim të tillë nga suja! Xheraldina sakaq ende nuk e ka takuar nga afër Poem Blu për shkak të pandemisë. Vogëlushja lindi në Gjermani dhe ende nuk është kthyer në Kosovë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF