“ Ishte e tmerrshme”, shprehet aktori i famshëm Ashton Kutcher ndërsa rrëfen momentin kur u zgjua në mes të natës dhe e gjeti të shoqen, Mila Kunis duke parë një skenë të nxehtë erotike. “U zgjova në mes të natës dhe gjeta gruan time para ‘Netflix’ duke parë një skenë seksi. Në fillim isha konfuz, nuk po e kuptoja nëse po shikonte porno apo ishte me dikë tjetër në krevat. U tmerrova në fillim, por kuptova që ajo po më tradhtonte me ‘The Bridgerton”, është shprehur ai duke qeshur.
Në fakt seriali ka thyer së fundi rekordin e shikueshmërisë, duke u bërë më i ndjekuri në Netflix, me 82 milionë vetë, përfshirë Kunis, që tashmë janë fiksuar keq pas tij. Aktorja nuk e mohoi këtë fakt. “Zakonisht në orën 9 unë fle pavarësisht se çfarë ndodh rreth meje, por ‘The Bridgerton’ më ka mbajtur zgjuar deri në mesnatë”, tha Mila.



















