Thashethemet për një divorc mes Kim Kardashian dhe Kanyer West, shtohen dita-ditës. Burime pranë ciftit thanë për revistën People se ata nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe jetojnë të ndarë prej disa kohësh.
Page Six madje pretendon se reperi 43 vjecar ka marrë me vete nga shtëpi e ciftit në Calabasos të 500 palët e tij të atleteve, përpos gjërave të tjera. “ Kim dhe Kanye janë secili në punë të tij. Nuk kanë më asnjë kontakt”, pretendon i njëjti burim. Ai shton se Kim e ka në plan divorcin, por do të nisë të bëjë dokumentet atëherë kur të jetë e përgatitur për këtë gjë. Kim dhe Kanye lidhën kurorë në 2014-tën në Itali. Cifti ka katër fëmijë, North 7 vjec, Chicago tre, Saint pesë dhe Psalm një vjec.



















