Angelina Jolie ka vendosur të nxjerrë në ankand pikturën e Winston Churchill, të cilën Brad Pitt ia kishte blerë si dhuratë dhe që vlen miliona dollarë. Arsyeja përse aktorja zgjodhi ta bënte dicka të tillë, nuk është ende e qartë. Pikturën e vitit 1943, për herë të fundit e kshte blerë një tregtar antikuaresh 10 vjet më parë për 2.95 milionë dollarë. Kuptohet, sot cmimi i saj është shumefishuar. Page Six thotë se roli i Pitt që Pitt interpretoi në filmin e Quentin Tarantinos, “Inglourious Basterds”, kishte ndikuar tek ai, duke ia shtuar interesin për veprën e Churchill. Kur ishin ende bashkë, Pitt dhe Jolie mësohet se dhe kishin vizituar Dhomat e Luftës së Churchill në Mbretërinë e Bashkuar në një tur privat.
Piktura, “Tower of the Koutoubia Mosque”, u krijua nga Churchill për Presidentin Franklin D. Roosevelt.



















