Genc Fuga është i martuar me aktoren Eni Jani dhe janë prindër të dy vajzave.
Por aktori I njohur ka dhe një vajzë tjetër nga martesa e mëparshme e cila përfundoi në divorc. Arsyen e kësaj e shpjegoi me këtë pohim: “Në fakt jam ndërtuar duke krijuar një raport besimi. Institucioni i familjes ishte një nga institucionet që unë besoja dhe besoj akoma, jo vetëm si një celulë shoqërore por edhe si më e mira e mundshme për t’u trashëguar puna si prindër për fëmijët. Ndonjëherë mund të duket kontradiktore, por duhet të marrësh vendime për të arritur atë familje që në fund të fundit kërkon. Ky ishte aspekti, nuk kishte aspekt tjetër nga këto të çështjeve të mëdha për shembull mund të jenë nëpër gjykata, apo disi penale të tipit dhunë etj. Erdhi një moment i jetës që nuk po interferonin më dhe kjo më shqetësoi. Vura në perspektivë figurën tonë si prindër dhe nuk mu duk fort e bukur, kështu mu desh të merrja disa hapa për të ruajtur atë që quhet prindërim apo familje”. Ndërkohë duke folur për vajzën që ka nga kjo martesë u shpreh se ajo i ngjan shumë!!!!



















