
Një 28 vjecare nga Korca, e shtruar prej disa ditësh tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ka ndërruar jetë vetëm pak pasi solli në jetë fëmijën e saj. E reja ishte prekur nga Covid 19. Mësohet se ajo kishte dhe dy fëmijë të tjerë. Vetëm një ditë më parë, gjendja e gruas nga fshati Vloçisht i Maliqit, dukej e stabilizuar duke I bërë mjekët që të flisnin me optimizëm për një përmirësim të situatës së saj shëndetësore. Por gjithcka u permbys brenda pak orësh. Duket se një komplikacion në zemër ka bërë që nëna e re të shuhet, pa pasur mundësinë as ta shtrëngonte foshnjen e saj, që nga ana tjetër gëzon shëndet të plotë.



















