Një marrëdhënie me Barbara D`Urso, asokohe shumë të re, e cila më vonë u zbulua nga e shoqja. Një sekret që mbeti i ruajtur mirë për shumë vite. Megjithatë, tani këngëtari milanez, Memo Remigi ka dashur ta tregojë të gjithë historinë e tij të dashurisë. Remigi është praktikisht një legjendë e muzikës pop në Itali, ndërsa Barbara, një prej moderatoreve më të dashura nga publiku. Lidhja e tyre daton shumë kohë përpara, kur Memo ishte sakaq i famshëm ndërsa ajo, në fillesat e karrierës së saj.
Ajo mes tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe zgjati katër vjet. Cështja është se ndërkohë, ai ishte i martuar. E shoqja e tij, Lucia mësoi gjithcka dhe e nxorri nga shtëpia. Ajo bëri kërkesën për divorc në 1983. Megjithatë, më vonë do të lidheshin sërish bashkë. “Dashuria ime dhe Lucias nuk përfundoi me divorcin”, u shpreh këngëtari.



















