KreuCelebrity

Xhesi tregon hapur cfarë nuk i pëlqen tek Saimiri!!

Ka qenë radha e Xhesit dhe Redonës të kalojnë disa momente me njëra-tjetrën, ndërsa nuk kanë munguar as rrëfimet për “Daily Love Story”, lidhur me mënyrën sesi e mendojnë familjen e tyre të ardhshme dhe fëmijët. Xhesi u shpreh se do të dëshironte një familje të madhe.

“Unë jam rritur me një motër dhe mami donte vetëm dy fëmijë. Unë do preferoja më shumë, gjithmonë nëse është mundësia sepse ndonjëherë është më mirë të kesh një që ta rrisësh mirë.Por në rast se do kem mundësi do doja tre ose katër fëmijë që të kenë edhe ata njëri-tjetrin”, tha ajo. Redona po ashtu donte shumë fëmijë, vetëm se ishte me idenë që për cdo rast jetës nuk i dihet. Nuk kishte preference gjinie, mjafton që fëmija të jetë i shëndetshëm. Pyetjes se cfarë nuk i pëlqen tek Saimiri, Xhesi i dha një përgjigje të hapur. “Xhesi: E kam thënë pak a shumë. Ndonjëherë më duket sikur nuk është shumë i ngrohtë me mua. Ndoshta këtë do doja ta kishte ndryshe. Mendoj se është për shkak se edhe unë jam natyrë e ngurtë dhe nuk ia lejoj atë hapësirën, por këtë do të doja të ndryshoja. Pavarësisht se kohët e fundit kemi bërë përparime”, ishte komenti i saj. Redona nga ana e saj tha se preferon aqë përgjigjen e kësaj pyetje, t`ia japë vetë Saimirit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF