Shkrimet e mediave për të, e zemëruan keq Natalie Portman. Ishin disa foto të aktores ato që nxitën thashethmenajën, ku barku i saj shihet vërtet i rrumbullakosur. Format e Portmanit do të bënin cdokend të dyshonte, por ylli hollivudian u shfaq tejet e bezdisur dhe këmbënguli të tregonte se në fakt, nuk pret një fëmijë.
“Hej, jam totalisht JO SHTATZËNË! Me sa duket, është akoma normale në vitin 2021 që dikush të spekulojë dhe të komentojë mbi format e trupit të një gruaje kur të dojë?”, ka shkruar ajo në Instagram.
Natalie ka dy fëmijë me bashëkshortin Benjamin Millepied – një djalë, i lindur në vitin 2011 dhe një vajzë, e lindur në 2017-ën.



















