KreuCelebrity

Dëshira më e madhe e Fjoralba Ponarit, lidhet me të dashurin e saj!

Fjoralba Ponari nuk u zhduk nga ekrani për të qëndruar gjatë larg tij. Në fakt ajo do të rikthehet me një projekt të ri televiziv, emisionin  “Më thuaj një dëshirë” i cili fokusohet tek fëmijët. Fjoralba aty dëgjon dhe plotëson dëshirat e të gjithëve, por cila është dëshira e saj. Ajo duket se lidhet me njeriun e vet të zemrës. Në një video me të dashurin në makinë, Fjoralba shkruante: “Shihemi sot në 17:00! Ja dhe dëshira ime, mqs më pyesni shpesh.”

Ndërkohë më herët ka rrëfyer se është aq mirë me programin që drejton, sa që ka menduar të ketë vetë një fëmijë. “Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF