KreuCelebrity

Ardit Gjebrea e mbajti fjalën, 2 familje në Thumanë bëhen me shtëpi të re!

Ishte një premtim të cilin Ardit Gjebrea e bëri tek edicioni i 21-të i “Këngës Magjike” e që tani është bërë realitet. Moderatori i njohur tha se paratë e mbledhura nga biletat e festivalit do t`i përdorte për të ndërtuar shtëpi. Sot ai ishtë ne Thumanë, i shoqëruar dhe nga një grup artistësh të cilët padyshim ia zbukuruan edhe më shumë ditën njerëzve të prekur aq fort nga fatkeqësia, por që tani, me shume se kurre, e panë se nuk janë vetëm.

“Sot përmbushëm një mision – “kendojmëpërtëndërtuar nga “Kënga Magjike” – i dhamë çelësat e shtëpisë së re familjes Caci në Thumanë, të prekur nga tërmeti. Ndërsa zonja Sabrie mori në dorëzim shtëpinë e ndërtuar nga Telebingo Shqiptare. Mirënjohjes i jam ekipit magjik: Anxhela Peristerit, Endri Priftit, Eneda Tarifës, Jonida Maliqi, Lind Islamit, Marsela Çibukajt, Olsi Bylykut, Orgesa Zaimit, Rovena Dilos, Soni Malajt, Stefi Priftit, Venera Lumanit”- ka shkruar Arditi, që padyshim ka marrë mjaft lëvdata për këtë nismë të tij të lavdërueshme.

 

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF