“ Jam kaq e lumtur që u fejuan. Ajo është shumë e mirë. Është kaq emocionuese. Por nuk mund të tregoj më tepër, të më falni por ata nuk më lejojnë të flas”; vjehrra e Kylie Minogue nuk e mban dot gëzimin nga lajmi se i biri, Paul Solomons i ka propozuar për martesë këngëtares së famshme australiane.
52-vjeçarja ka qenë në një lidhje me drejtorin e “British Gq Magazine” që prej vitit 2018 dhe lajmin e fejesës e konfirmoi vjehrra e saj, Gloria Solomons. Vetë Kylie e `shpalosi` plot lumturi unazën qëi ka bërë dhuratë nga 46 vjecari. Gloria megjithatë shtoi se nuk e di se kur do të bëhet dasma.



















