Princi William dhe Kate Middleton duan një fëmijë tjetër dhe janë duke u përpjekur tashmë për bebin nr.4. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë prindër të tre fëmijëve, djemve George dhe Louis e vajzës, Charlotte. Megjithatë qenka të vendosur ta zgjerojnë akoma edhe më shumë familjen e tyre.
“ Kate e ka pasur gjithmonë në plan të ketë katër fëmijë”, thanë burime pranë ciftit. Një plan të tillë, sipas të njëjtave burime, ia vonoi pandemia e koronavirusit por tani me vaksinat, duket sikur ka pak dritë në fund të tunelit. Mbretëresha Elisabetë është tejet e entuziasmuar nga lajmi, por atë e shqetëson fakti se mos nipi dhe nusja “ duan t`i shtrijnë këmbët më shumë se c`kanë jorganin”, aq më tepër që Kate nuk dëshiron të marrë dado tjetër por të kujdeset vetë për fëmijët. Megjithatë përsa kohë ata janë të kënaqur, ashtu është dhe monarkja.