Ylli i Underworld, Kate Beckinsale, poston shpesh foto apo video të shkurtra në të cilat shfaqet bashkë me mace e saj, Clive. Por disa postime të saj ngjallin reagim të fortë tek ndjekësit.Së fundi, ata e kanë kryqësuar me komentet e tyre në një foto ku aktorja shihej duke mbajtur në portbebe macen e saj.
Sipas tyre, Kate përpiqet me cdo mënyrë të bjerë në sy, por kjo në disa raste, bën dhe efektin e kundërt. Beckinsale i pëlqen shumë kafshët e saj dhe përpiqet që në rrjetet sociale, t`i kthejë ato në disa “yje” të vogla.