Pasi fitoi konkursin e Miss Botës në vitin 2000, Priyanka Chopra u përballë me një ambjent të pamëshirshëm. Aktorja vetë rrëfeu se producentë, regjizorë por edhe menaxheri e kishin trajtuar me përbuzje duke i kërkuar të bënte operacione plastike.
“ Kisha vetëm disa minuta që bisedoja me producentin kur të kërkoi të ngrihesha në këmbën dhe të bëja një piruetë. E bëra. Më vështoi gjatë dhe tha se duhet të vija implante në gjoks, të modifikoja nofullën dhe fundshpinën”, u shoreh ajo. “ Nëse doja të bëhesha aktore, duhet të kisha përmasa perfekte. Producenti më tha se njihte një kirurg të jashtëzakonshëm në Los Angeles, ku donte të më conte. Menaxheri im ishte dakord me të”, thotë Chopra, e cila sigurisht, nuk bëri asgjë që iu kërkua dhe sot është bukuria natyrale që njohin të gjithë.