Një tjetër takim mjaft i vecantë i Saimirit sot ka qenë me Xhesin. Për protagonistin e “Love Story” dhe bukuroshen nga Shkodra ishte organizuar një ballo me maska, një moment ky gjatë të cilit Saimiri bëri dhe ca rrëfime që deri më tani, kishte preferuar t`i mbante për vete.
Ai tha se disa vajza në spektakël nujk kanë qenë të sinqerta, ndaj dhe i ka eliminuar. “Mendoj që ka pasur disa maska në këtë rrugëtim, por unë jam përpjekur që të shoh pas fasadës, pas maskës. Ndaj kam marrë ato vendime që kam marrë. Unë e kam thënë që pëlqej shumë sinqeritetin dhe njerëzit e vërtetë dhe prandaj je këtu akoma. Është jashtë mode për të jetuar një jetë me maskë. Dua të jem gjithmonë vetvetja dhe i vërtetë”, u shpreh Saimri.