Familja e stilistit të njohur nga Kosova Valdrin Sahiti po rritet dhe së shumë shpejt vogëlushja Bella do të jetë motra e madhe.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Valdrini ku nëpërmjet një statusi në rrjetin social instagram ai njofton se bashkëshortja Edita është në pritje të ëmbël. Stilisti zgjodhi pikërisht ditën e sotme, kur Edita feston ditëlindjen për të bërë publike ngjarjen e bukur në jetën e tyre.
“ Urime ditëlindjen për dashninë tonë të jetës …. Falemnderit që na donë e na duron të dyve cdo ditë, me kërkesa e ankesa, e falemnderit shumë që kësaj fotografie shpejt ki me ja shtu edhe një”-shkruan Valdrini.
Kujtojmë që Valdrini dhe Edita u bënë prindër për herë të parë më 10 prill 2018 kur mirëpritën në jetën e tyre Bella-n.