Ftohja e princit William dhe të vëllait, Harry, tashmë është e ditur nga të gjithë. Vetë Harry e pohoi pak përpara se të largohej nga familja mbretërore janarin e 2020-tës, se marrëdhëniet mes tyre nuk ishim më si përpara dhe se tashmë, secili po shkon në rrugën e tij. Por biografi mbretëror, Robert Jobson, thotë se po të ishte gjallë Diana, këtë gjë nuk do ta lejonte kurrë. : Ajo do t`u perplaste kokat të dyve”, shprehet ai.
“ Të gjithë mund të kemi herë pas herë hatërmbetje me të afërmit tanë, por që ftohja të vazhdojë kaq gjatë është e pazakontë, sidomos për Harry-n. Karakteri I tij, ashtu e njihja unë, ka qenë më I relaksuar. Mendoj se thellë brenda vetes ai nuk e pëlqen këtë situatë dhe nuk do të donte ta vazhdonte. Prandaj, nuk arrij ta kuptoj se cili është në të vërtetë problemi”, ka thënë Jobson, I cili shtoi se Diana do t’i kishte inkurajuar ata të flasin publikisht për marrëdhëniet e tyre dhe t`i zgjidhnin mosmarrëvëshjet sa më parë.