KreuCelebrity

Meghan fiton gjyqin për letrën e të atit: Mediat e shohin si lojë, për mua është jeta ime!

Meghan Markle fitoi gjyqin kundër Mail Online, që kishte publikuar letrën private të drejtuar Dukeshës nga babai i saj, Thomas. Pritet që gjatë muajit mars të ketë dhe një seancë tjetër ku ndoshta do të sqarohet cështja e dëmshpërblimit. Gjykata doli në përfundimin se Meghan kishte arsye që përmbajtja e asaj letre të mbetej private.

“ Ishte një letër personale dhe duhet të mbetej e tillë”, ka qenë arsyetimi I saj. Meghan u shpreh se për tregun mediatik kjo është një lojë. “ Por për mua dhe shumë të tjerë, është jeta reale, marrëdhëniet reale dhe trishtimi shumë i vërtetë. Dëmi që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shkon thellë. Ne tani e dimë dhe shpresojmë që të krijojë një precedent ligjor, që ju nuk mund të merrni privatësinë e dikujt dhe ta shfrytëzoni atë, siç ka bërë i pandehuri në mënyrë të qartë mbi dy vitet e kaluara “, ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF