Quhet “Framing Britney Spears” dokumentari I publikuar nga New York Times mbi jetën e këngëtares së famshme, dhe bëri jehonë në mbarë botën. Ai trajton jetën e Britney duke prekur cështje si fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme te saj përfshirë kujdestarinë e shumëpërfolur të të atit, Jamie Spears.Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime. Kjo nuk e pengoi megjithatë që të kishte karrierën e shkëlqyer që njohim sot.
Ajo vetë reagoi tani për herë të parë duke thënë në Twitter: “Çdo njeri ka historinë e vet dhe mendimin e vet për historitë e njerëzve të tjerë. Mbani mend, nuk ka rëndësi se çfarë mendojmë se dimë për jetën e dikujt, nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë personi jeton pas kamerave”!