
Qilimi i parë i kuq i Angelina Jolie daton në vitin 1986: ajo është vetëm 11 vjeç dhe shumë e re mbërrin së bashku me babanë e saj Jon Voight të veshur me një fustan të bardhë voluminoz ( besnike modës së kohës), zbukuruar me një gjerdan me shumë fije e perla te bardha. Asnjë siklet ose parehati: menjëherë kuptohet se një yll është gati të lindë.
Ky gjerdan duket si i tepert, një stoli që zbukuron dekoltenë e papjekur, por parashikon vetëm disa nga pamjet më ikonike të Anxhelinës që ajo veshi ne shume qilima të kuq. Së shpejti bëhet veteran i sezonit të çmimeve, duke arritur majat e shumë renditjeve si “stili më i mirë”. Sekreti i suksesit të saj është pikërisht ekuilibri që krijohet midis zgjedhjes së veshjeve, elegante, por të matura, të kombinuara me mjeshtëri madhështore dhe detajiste. Të gjitha janë pjesë marramendëse që ia ndriçojnë fytyrën me sy magnetik: nuk është rastësi që zgjedhja bie më së shumti në diamante dhe smeraldë, hije që nxjerrin ne pah fytyrën e saj dhe nuancën intensive të syve.