KreuCelebrity

Pas tre vitesh mungesë; Jona Spahiu rikthehet në ekran si moderatore e spektaklit të ri!

Qysh se ishte në pritje të ëmbël më shumë se tri vite më parë moderatorja Jona Spahiu vendosi të marrë një pushim të gjatë në ekran, ndonëse komunikimin me publikun e saj ka vijuar nëpërmjet rrjetit social instagram.

Tashmë mami e një djali dy vjeç e gjysmë, duket se për moderatoren e ëmbël të ekranit ka ardhur momenti të përshëndese publikun nga kutia magjike. Si asnjëherë më parë Jona kësaj here të do moderojë një spektakël humori që pritet të çelë siparin në ekranin e Abc News në muajin Mars.

“Kosherja” është spektakli më i ri i humorit me regji të Altin Bashës, i cili moderimin e prodhimit më të ri televiziv që mban firmën e tij ja ka besuar Jona Spahiut dhe aktorit Bes Kallaku.

Detajet i ka dhënë vetë Basha nëpërmjet një interviste në programin e mëngjesit në Abc Neës ku ndër të tjera rrëfeu se natyra e këtij spektakli do të ketë detaje që nuk janë më parë më parë në formate të tilla.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF