KreuCelebrity

Shpati dhe Selvija nuk presin, janë gati për beben!

Tek “Ftesë në 5” me Bieta Sulo, Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija bënë daljen e tyre të parë publike si cift në një studio televizive, dhe rrëfimet nuk munguan. Për kureshtuarët, dyshja tregoi sesi kishte ndodhur njohja e tyre.

Gjithcka nisi tre vjet më parë, kur Shpati po realizonte një videoklip dhe grimin ia bëri pikërisht ajo. Gjërat nga ai moment morën rrjedhën e tyre duke bërë që sot, të diskutojnë për martesën e madje janë gati sa më shpejt dhe për një fëmijë. Prindërit u treguan përpara rreth një viti. “Unë me babin e Selvës shkoj shumë, e kam shok”, u shpreh Shpati. Nga ana tjetër Selvija pohoi se ka marrëdhënie shumë të mira me nënën e Shpatit, madje sapo zgjohet në mëngjes shkon e përshëndet dhe pinë kafen bashkë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF