KreuCelebrity

“Më theve zemrën”, Adrola humb njeriun e shtrenjtë!

E di që kam qenë çdo natë pjesë e lutjeve të tua, por sot më theve zemrën. Pusho në paqe! Do shihemi sërish gjyshe”; me këtë mesazh mbi një foto të zezë, Adrola Dushi tregoi dhimbjen që po përjeton në këto momente.  Mesnatën e mbrëmshme modelja shqiptare ka humbur gjyshen e saj, me të cilën sic kuptohet qartë, ka pasur një lidhje shpirtërore shumë të fortë.

Adrola, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, pati treguar dy muaj më parë sesi për të, 2020-ta, një vit I vështirë për të gjithë, kishte pasur një vecanti të madhe. “Pas disa vitesh goxha të trazuara në jetën time dhe që shpesh jam ndjerë sikur kam humbur veten, më në fund kam arritur ta rishoh veten në pasqyrë me dashuri dhe respekt”, pati shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF