E infektuar me Covid dhe e shtruar tek Infektivi, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare, Zenepe Luka, nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin.
72-vjeçarja ishte e shtruar prej disa ditësh. E cuditëshmja është se bashkëshorti i saj, gjithashtu I prekur nga sëmundja, arriti ta mposhte atë përpara pak kohësh, ndërsa vetë gazetarja nuk ia doli dot. Zenepe Luka është themeluesja dhe drejtuesja e fondacionit “Nermin Vlora Falasci” si dhe shoqatës “Albano e Romina”, është autore e një sërë librash por edhe gazetare me një karrierë shumë vjecare.