
Xhesi Peraj është rrëfyer në “Daily Love Story” për eksperiencën e saj në show-n që e ka përfshirë tërësisht. Xhesi tha se xhelozia ekziston kur ti ke ndjenja për dikë. “ Unë jam një person që nuk di të dua pak, ose nuk të dua fare ose të dua shumë. Nuk jam mbytëse sepse më ka ikur ajo mosha e paranojave dhe xhelozive të sëmura sepse kjo ndodh kur ke disa komplekse me veten. Jam xheloze me karar”, tha ajo. Ndërkohë, Xhesi u pyet më tej se nëse nuk do të jetë ajo zgjedhja e Saimirit, me kë mendon se do të përfundonte ai. “ Është një pyetje shumë e vështirë sepse Meri dhe Generda janë shumë të ndryshme. Ne kërkojmë tek partneri atë që mund të na plotësojë. Se çfarë e plotëson Saimirin, i di ai. Unë mendoj që ka nevojë të plotësohet nga vetitë e mia. Dua që të jem zgjedhja e tij në rast se ai realisht e ndjen dhe sheh diçka tek unë që mund të na bëjë të vazhdojmë së bashku”, ka qenë komenti i saj.



















