Epo, dashuria thonë, kalon nga stomaku! Dhe moderatorja Arbana Osmani, e apasionuar pas gatimit, këtë gjë duket e di mirë. Ajo ka një këshillë për Shën Valentin, nisur nga eksperienca personale.
“Këshilla numër 1 për ditën e Shën Valentinin, por edhe për ditët normale: Surprizoni të dashurin me mëngjesin e preferuar në krevat!”, ka shkruar moderatorja ndërsa tregoi se në rastin e partnerit të saj, ky lloj mëngjesi është dy feta buke tost me avocado dhe vezë. Regjisori u bë baba për herë të parë me Arbanën tani vonë, kur erdhi në jetë Dielli. Të dy janë padyshim të fokusuar tek djali I tyre, por duket nuk e lënë jashtë vëmendjes edhe njëri-tjetrin.



















