Partnerë në muzikë dhe në jetë, Venera Lumani dhe Lind mbeten një prej cifteve më të dashur për publikun shqiptar.
Dyshja sot ka festuar 8 vjetorin e lidhjes së tyre, që duket sikur bëhet më e fortë me kalimin e kohës. Ishte Venera që e bëri postimin ne rrjette sociale, me një mesazh shumë të ndjerë për partnerin e saj. ““Edhe kohen pas me e kthy, jo asgje s’kisha ndryshu, m’thuj ca mundet neve me na thy?! Më e mira jonë hala s`ka ardh. Gëzuar 8 vjetorin o dashuria e jetës sime”, ka shkruar ajo. Dyshja solli pak ditë më parë një bashkëpunim të ri, si për t`ia bërë më të bukur Shën Valentinin adhuruesve.



















