
E vështirë ndoshta për t`u besuar, por termometri këto ditë të shënonte deri në minus 19 gradë Celsius (në Bulqizë, ndërsa në Korcë temperaturat u ulën deri në minus 15 gradë). Ngricat goditën pikërisht ateherë kur menduam se po e linim dimrin pas krahëve. Reshje bore ranë në kryeqytet e bregdet, pasoje sic thuhet e fenomenit atmosferik “El Ninja” që ka përfshirë kontinentin. Lajmi I mirë është se kjo situatë nuk do të zgjasë dhe shumë. Në fakt, gjendja do të përmirësohet që nga mesi i javës. Tv Klan thotë se duke filluar nga dita e enjte dhe e premte do të ketë një zbutje të kushteve atmosferike në Ultësirën Perëndimore. Deri më tani, rekordi i temperaturave më të ulëta për Tiranën mbetet ai I viteve 1960, kur u mbërrit në -10 gradë Celsius.