KreuCelebrity

Meghan dhe Harry intervistë tek Oprah Winfrey: “Mund të humbasin gjithçka”!

Në 7 mars të këtij viti, Meghan Markle dhe Harry kanë zgjedhur sallonin e famshëm të mikeshës së tyre Oprah Ëinfrey për të dhënë intervistën e tyre të parë televizive pas lamtumirës me familjen mbretërore.

“Një intervistë shumë intime, në valët e gjigandit CBS, në të cilën do të flasin për të gjitha, nga fëmija e dytë në pritje, deri tek tema pikante si ajo e lamtumirës me familjen mbretërore britanike dhe transferimi në Amerikë.” – bën me dije “Daily Mail”. Po sipas kësaj të përditshme, kjo intervistë mund t’i kushotjë shtrenjtë çiftit, për shkak se mbretëresha nuk ka qenë asnjëherë dakord  me faktin e publikimeve të ngjarjeve të familjes në publik. Madje mund të arrijë deri aty sa t’i heqë dhe ato pak privilegje që u kanë mbetur. Nga ana tjetër Meghan dhe Harry kanë kërkuar një rishkim të klauzolave në lidhje me largimin e tyre Megxit, duke kërkuar të paktën dhe një vit të mbeten pjesëtarë të familjes mbretërore. Sipas Daily Mail-it kjo intervistë është një thikë me dy presa dhe se çifti  mund t’i humbasë shansin për qenë pjesë e familjes njëhërë e përgjithmonë. Dhe ai që do të humbiste më shumë do të ishte Harry, pasi princi në 2017 pas largimit të princ Filip, u emërua në krye të Marinës Mbretërore si Kapiten i përgjthshëm i saj. Në rast dështimi ose mospëlqimi nga ana e mbretëreshës do t’i duhej të lërë karrierën militare. Dhe dihet se Harry ka një përgatitje dhe debulesë për këtë rol, ndërkohë që në vend të tij do të caktohej i vëllai princ Ëillaim ose princesha Ana e cila në rast se do të merrte një rol të tillë do të bëhej e para grua në krye të Marinës Mbretëro

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF