KreuCelebrity

Me Xhesin në anijë piratësh, puthje me Merin…Samiri sot ishte super romantik!

Saimiri vendosi që pas takimit që patën në Shkodër, ta conte Xhesin tani në Vlorë, aty ku ka lindur nëna e tij. Të dy  bënë një xhiro me një anije, kapiteni I së cilës, Aleksandri, ishte veshur si pirat. “ Vërtet burri mban timonin por mendoj që është edhe gruaja ajo që jep drejtimin. Anija më kujton filmin “Piratët e Karaibeve”, tha Saimiri. “Anija “Perla e Zezë’ quhet me sa di unë. Kjo aroma e detit është fantastike. Me ty kam kaluar çdo pritshmëri dhe fantazi timen. Ishim në borë, tani jemi këtu në det. Më duket si një ëndërr”, ia ktheu Xhesi. Saimiri u shpreh se është kënaqur gjithmonë me të. “ Kemi kaluar shumë bukur në çdo takim. Tani doja të shijonim pak ushqimin e detit, unë e preferoj shumë. Nuk është vetëm ambienti që më bën të ndihem mirë, por në radhë të parë je ti”, tha ai. Ndërkohë, momentet romantike nuk munguan as me Merin. Ajo i shprehu ndjenjat e saj, duke I thënë se Saimiri i ka zgjuar një ndjesi të cilën nuk di ta shpjegojë me fjalë.  Princi i “Love Story” tha gjithashtu fjalë që ishin muzikë për veshët e bukuroshës nga Elbasanit, të cilës i pohoi se ndjenjat e tij për të, sa vijnë e po shtohen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF