
Atmosfera e Dhërmit duket ka ndikuar tek Generda dhe Saimiri, që janë shfaqur gjatë këtij udhëtimi më të afërt se më parë me njëri-tjetrin. Protagonisti i dating show, Love Story në Tv Klan, e pranoi se ndjenjat e tij ndaj bukuroshes së ardhur nga Gjermania, e kapërcejnë pëlqimin e thjeshtë.
Generda: Shyqyr! Thonë që ku ka det ka mbret, por mbreti…
Saimiri: Mbreti do edhe mbretëreshën!
Generda: Mezi po pres që të mbarojnë këto dy javë, që të gjithë ëndrrat që kam me ty të realizohen.
Saimiri: Sot dua që ta ndjej Generdën jo vetëm me fjalë, por çfarë ka në zemër, çfarë ndjen.
Generda: Shpresoj që sonte këtë dëshirën tënde ta realizojmë. Ku do doje ti Saimiri t’i kaloje ditët e tua të pleqërisë?
Saimiri: Mendoj të rikthehem në Shqipëri për pleqërinë dhe të jem diku në bregdet, në një shtëpi të vjetër, ndoshta dhe një fshat si ky që është qetësi.
Më kujtohet nga nata e parë që zbrite shkallët dhe deri tani ka kaluar koha shumë shpejt. Çdo takim me ty dhe çdo moment e kam shijuar vërtetë.
E kam vlerësuar shumë që ke luftuar nga dita e parë deri sot për të arritur qëllimin që të përfundojmë bashkë. Prandaj dua të të falenderoj që ke ardhur këtu për mua.
Generda: Edhe unë sot u kënaqa shumë. Erdha me mendimin se Saimiri është djali perfekt, djali ideal që çdo vajzë do të donte ta kishte pranë vetes. Nuk më ke zhgënjyer aspak. Ky emocion po vjen dhe po rritet. Nuk e di se çfarë është, por e di që është diçka shumë e bukur. Çfarë ndjen ti kur më shikon mua.
Saimiri: Kur nuk të shoh, mezi pres të të shoh prap! Unë kam më shumë se vetëm pëlqim ndaj teje. ….Familja është gjëja më e rëndësishme në botë. Unë u kënaqa shumë sot me ty, kalova më bukur nga çfarë e mendova. Dua të dish që çdo gjë që kam thënë, apo kam bërë deri tani, ka qenë e vërtetë sepse kështu e kam ndjerë. Shpresoj që të të kem dhënë atë sigurinë që ty të duhet për të realizuar ëndrrën që kemi.
Generda: Pa diskutim që ma ke dhënë, sidomos sonte, dhe unë jam ndjerë shumë mirë me ty dhe të falenderoj.



















