KreuCelebrity

Princi Saimir ikën nga Shqipëria?! Ç’ndodh me Love Story?

Protagonistë në spektaklin e dashurisë tashmë janë tre. Ai, Saimiri i cilësuar si princi modern dhe dy vajzat Meri e Generda që janë ende në ‘garë’ për të fituar zemrën e biznesmenit shqiptar po përjetojnë  emocionet drithëruese të javës së fundit të këtij udhëtimi dashurie.

Teksa gjatë çdo të hëne Saimiri është treguar tejet i kujdesshëm për të mos zbuluar se për cilën nga vajzat zemra rreh më fort, këtë mëngjes në instagramin e tij pamë që princi i “Love Story-t” la Shqipërinë.

 

I ndodhur në aeroport 33 vjeçari duket teksa ngjit shkallët e avionit për t’u nisur s’e dimë se ku.

Nuk dihet nëse Saimiri po largohet ndoshta për në Gjermani, për të marrë një mendim të fundit nga familjarët e tij për vajzën që së shpejti do të jetë partnerja e tij, apo nëse nën ethet e zgjedhjes përfundimtare princi i ‘Love Story’ ka dashur të bëjë një udhëtim reflektimi, destinacionin e të cilit ka dashur ta mbajë për vete…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF