KreuCelebrity

Habit shkenca: “ Dinozaurët nuk i vrau asteroidi, mbi Tokën u përplas një kometë”!

Studimet e fundit kanë njerrë në pah një fakt të ri shkencor. Sipas një studimi të dy asrtofizikëve të talentuar në Universitein e Harvardit nuk kanë qenë asteroidët shkaku i zhdukjes së dinosaurve, por mendohet të ketë qenë një kometë. Pra në teori epoka e gjigandeve, sipas këtij studimi të stimualuar nga dyshja e shkencëtarëve Loeb-Sinaj dhe më pas i publikuar në revistën Scientific Reports, ka përfunduar si pasojë e goditjes së tokës nga një kometë. Impakti i shkaktuar nga fragmenti i trupit qiellor, i cili goditi Tokën rreth 65 milionë vite më parë, solli katastrofën më të madhe natyrore dhe meterologjike. Të dhënat e kësaj goditjeje mund t’i gjejmë në kraterin e Chicublub, nën gadishullin Yucatan në Meksikë. Sipas autorëve të studimit, kometa është shtyrë nga forca e gravitetit të planetit Jupiter gjatë kalimit në orbitë drejt diellit, forca gravicionale e të cilit e ka ndare.

“Në praktikë Jupiteri ka vepruar si një lloji fliperi, duke e shtyrë kometën për një kohë të gjatë dhe duke e afruar drejt Diellit, – shpjegon Sinaj. Me afrimin afër diellit, trupi qiellor ka filluar të ndahet në copa të vogla, të cilat më pas kanë patur mundësinë të godasin tokën. Simulimi kompjuterik i kryer nga dy shkencëtarët mund të sjellë rezultate të reja dhe në lidhje me përbërjen kimike të kratereve të krijuara si pasojë e impaktit.

easy dinner ideas

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF