Tashmë e kanë marrë zyrtarisht rolin e tyre të ri: dy aktorët e serialit “Game of Thrones”, Rose Leslie dhe Kit Harington janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja konfirmoi ardhjen në jetë të djalit të tyre dhe thanë se ishin shumë të lumtur. Kit dhe Rose janë bashkë që prej vitit 2012, por kurorë lidhën dy vjet më parë dhe tashmë familja e tyre duket e kompletuar.
Harington pati rrëfyer në 2016-tën për Vogue Italia sesi kishte rënë në dashuri me aktoren gjatë xhirimeve të sezonit të dytë të serialit në Islandë. “ Ai është vend është aq I bukur, dritat e veriut janë magjike, dhe unë aty u dashurova..Nëse dikush të tërheq, dhe pastaj interpreton një personazh të dashuruar me ty, epo nuk është e vështirë të biesh në dashuri në situata të tilla”, pat rrëfyer 33 vjecari.