KreuCelebrity

Prindër për herë të dytë; mësohet kur do të vijë në jetë bebushi i Meghan dhe Harry!

Mëngjesin e Shën Valentinti bota mësoi se Meghan Markle është në pritje të ëmbël dhe së shpejti ajo, Harry dhe Archie do të mirëpresin në familje pjesëtarin më të ri.

Ndërsa dyshja e famshme e familjes mbretërore britanike  nuk zbuloi asnjë detaj tjetër rreth lajmit të bukur, një burim pranë çiftit ka treguar se kur pritet të vijë në jetë bebi nr 2 i Meghan dhe Harry.

Sipas “Us Weekly” Meghan pritet të bëhet nënë për herë të dytë në fund të pranverës pra është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Lajmi i shtatzënisë së Meghan erdhi pak muaj pasi  Dukesha e Sussex tregoi se në verën e 2020-ës përkatësisht në muajin Korrik ajo pati një abort spontan.

Bebi nr 2 i princ Harry është i teti radhë për të marë fronin mbretëror të Britanisë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF