Eliona Pitarka sapo zbuloi portretin e bebushes Gala!

10 ditë më parë Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë teska solli në jetë bebushen Gala. Gjatë gjithë pritjes së ëmbël e po ashtu edhe tashmë që është bërë nënë, aktorja e ‘Klanifornia’ ka qenë tejet aktive në instagram duke ndarë me ndjekësit eksperiencat e saj.

Një prej kureshtjeve më të mëdha të ndjekësve të Elionës ka qenë portreti i bebushes Gala, të cilën mami e zbuloi vetëm sot.

E vogla ndodhet në krevatin e saj me çuçin në gojë, ndërsa mami Eliona realizoi një video të ëmbël të cilën nuk hezitoi ta postojë në instagram, duke shuar kështu kureshtjen e ndjekësve.

Gala erdhi në jetë 10 ditë më parë si frut i një dashurie disa vjeçare mes aktores Pitarka dhe partnerit të saj.

Previous ArticleNext Article