Në traditën e konkurseve fotografikë, që revista BORDO organizon përmes faqes së saj në Instagram, këtë muaj prill o zhvillohet edhe konkursi BORDOKIDS, që ju dedikohet fëmijëve të moshës 4-7 vjeç.
Formula e thjeshtë, ku çdokupsh mund të dërgojë një foto me të dhënat e fëmijës, dhe mandej publikimi në faqen e revistës, votimi përmes pëlqimeve (‘like’), e mandej dhënia e mundësisë e më të votuarve për të dalë në editorialet e revistës Bordo në print, edhe këtë herë rezultuan joshës!
Vetëm në pak ditë me qindra imazhe të ëmbla të vogëlushëve kanë mbushur instagramin e revista BORDO, ndërsa gara duket se do të jetë e fortë.
Ky konkurs ka si destinacion revistën BORDOKIDS, që do të dalë këtë 1 Qershor, si një dhuratë për fëmijët e vegjël në festën e tyre.
Konkursi do të vijojë me pranimin e fotove deri në 25 prill dhe në datë 30 prill do të jetë dita përfundimtare e tij, ku do të dalë dhe rezultati I më të mirëve.
Fotot e fëmijëve më të votuar, do të publikohen në story-n e revista Bordo, e më pas këta fëmijë do të jenë modelët e rinj të BORDO.
Revista e dedikuar për fëmijët është e hapur për pjesëmarrje të fëmijëve, bizneseve dhe të gjithë atyre që e shohin si një mundësi për t’u promovuar përmes saj.
Ju mirëpresim!
Kontakt: 069 44 34 071