Ditën e sotme, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat ndaj Covid-19 është vendosur rikthimi i karantinës 2-javore për qytetarët që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 3 maj.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, bëri me dije se një tjetër vendim i marrë është edhe rikthimi në klasa i nxënësve të viteve të para dhe të dyta në gjimnaze. Ata deri tani kanë zhvilluar vetëm mësim online, ndërkohë tanimë mund ta kryejnë atë të kombinuar.
Ndërsa të gjitha masat e tjera anticovid të vendosura më parë mbeten pandryshuara.



















