KreuHoroskop

Zyrtarisht në shenjën e Demit: disa karakteristika të kokëfortëve të zodiakut!

Shenja e Demit drejtohet nga planeti i Venusit ose ndryshe Afërdita që në mitologiinë greke ishte Perëndesha e Dashurisë dhe Bukurisë ose si bija e Detit dhe Parajsës.Venusi është një metafor e së bukurës, kënaqësisë, sharmit dhe romancës.

Demi, duke u drejtuar nga ky planet është gjithmonë në kërkim të kënaqësive në jetë, sidomos të gjërave materiale. Duke qenë një shenjë toke priret të ketë pritshmëri realistike nga vetja dhe të tjerët. Një Dem nuk do të besojë atë që ti thua se do të kesh por do të vlerësojë gjithçka që sheh se ti e zotëron me të vërtetë.

Njerëzit me këtë shenjë kanë shumë gusto dhe janë sensual. Ju pëlqen rehatia dhe gjithmonë kanë nevoj për një sens sigurie në vetvete sidomos nga ana financiare. Kjo gjë mund t’i bëj të tjerët që ta konsiderojn Demin si shenjë materialiste por në fakt ata janë me këmbë në tokë dhe kanë një këndvështrim praktik ndaj dashuris. Ata e dinë se paraja nuk mund të blej lumturinë, por mund të të blej gjërat që të bëjnë të lumtur.

Përsa i përket romancës këta njerëz janë shumë të dhënë pas saj. Ata dëshirojne që jeta e tyre të jetë e mbushut me siguri dhe romancë njëkohësisht.

Por përtej kësaj ane të butë janë njerëz shumë të fortë që kapërcejnë çdo sfidë që ju del para. Edhe në një diskutim mund të shohësh këmbënguljen e tyre sepse gjithmonë do të përpiqen të mbrojnë atë që ka të drejtë dhe nuk do ndalen derisa ta arrijnë këtë. Janë njerëz shumë kokëfortë dhe ndonjëher kjo gjë mund t’i dëmtojë prandaj nëse do t’i jepej një këshillë të lindurit nën shenjën e Demit ajo do të ishte që duhet të dinë edhe të tolerojnë herë pas here.

Personave të lindur në shenjën e Demit ju pëlqen shumë edhe natyra. Shumë prej tyre ndihen mirë kur kalojnë kohë në natyrë dhe herë pas here kanë nevojë të shkëputen nga zhurmat për të shijuar këtë qetësi.

Shumë njerëz mund t’i konsiderojnë si posesiv por në fakt ajo që të tjerët quajnë posesivitet një Dem e quan thjesht të jesh territorial dhe të mos lejosh askënd të prekë asgjë ose askënd që dukshëm është me ty. Femrat me këtë shenjë janë veçanërisht tërheqëse por me një lloj bukurie që reflekton forcë përveçse brishtësi.

Thënie nga persona të famshëm me shenjën e Demit:

“Gjëja kryesore që kam mësuar nga jeta është se ti merr aq sa jep.”

Adele

“Mos kërko dashurin por njerëz që të bëjnë të lumtur sepse shumë shpejt kjo lumturi do të bëj të dashurohesh.”

Meghan Fox

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF