KreuArt

Delinda Disha kthehet në ‘kukull’; vë në skenë pjesën e dramaturgut të famshëm!

Delinda Disha kthehet në ‘kukull’; vë në skenë

Me lehtësimin e masave anticovid në Shqipëri, duket se edhe jeta kulturore e ngrirë prej mëse një viti ka nisur të çelë sërish. Një ndër shfaqjet që hapën siparin e sezonit të ri artistik këtë fundjavë ka qenë pjesa e dramaturgut kroat Miro Govran e quajtur “Kukulla”. Aktorja Delinda Disha në rolin e ‘kukullës’ dhe aktori Ledion Zoi në rolin e Mirkos interpretuan dramën në sallën ‘Black Box’ në Universitetin e Arteve, si ogur për nisjen e jetës kulturore në Tiranë e më gjerë.

 

 

A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Sinopsi i dramës “Kukulla”

Shfaqja rrëfen historinë e një të riu, i cili i sapo ndarë nga e dashura e tij, duke mos mundur ta përballojë vetminë që e kaplon, kërkon në internet “super kukullën”, androidin e fundit, e krijuar ekskluzivisht për t`i bërë njerëzit të lumtur. Marko, 39 vjeçar ndahet nga e dashura e tij Maria, dhe në internet e sheh që është krijuar një Kukull e cila duket si njeri për nga lëkura e saj dhe ka inteligjence më të madhe se të njeriut. Ajo është krijuar që të përmbushë kërkesat dhe nevojat seksuale të mashkullit dhe është e programuar që të jetë një shtëpiake e mirë, kjo e bënë Markon që ta marrë këtë Kukull dhe të vazhdojë jetën e tij për gjashtë muaj me Kukullën.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF