Ngjyra e kaltër duket se është nuanca modës që do të na shoqërojë gjatë gjithë verës së vitit 2021. E hijezuar në hijet e qiellit të zbehtë, atë të agimit kur drita takon Tokën, ky tonalitet i ngjyrës blu përfaqëson elegancën moderne që nuk dëshiron të strehohet në blunë klasike të marinës apo edhe në të bardhën e butë të qumështit.
Bluja pluhur apo e kaltra është në mes dhe e propozuar gjerësisht nga stilistët për Verën e Pranverën e vitit 2021. Një ngjyrë që në natyrë e gjejmë drejt pafundësisë së qiellit apo në shkumën e ujëvarave të larta, në modën e këtij sezoni merr formë në pantallona, fustane të lirshme apo bluza ‘casual’.
Si të kombinoni ngjyrën e kaltër për verën 202?! Nga Fendi, Tom Ford apo Versaçe e Burberry më poshtë gjeni disa mënyra kombinimi sugjeruar nga drejtorët e shtëpive të modës më të famshëm në botë.



















