Mbrëmjen e kaluar (26 maj) u mbajt nata e parë gjysmëfinale e spektaklit “Kënga Magjike” që këtë vit mbushi 22 vite. Për herë të parë që prej nisjes së këtij spektakli, “Kënga Magjike” ka ‘ndërruar shtëpi’.
Për shkak të pandemisë, netët Live të kësaj gare nuk do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, por në studion e ‘E diela shqiptare’ në Tv Klan.
“Pandemia fiku dritat e botës”,- tha producenti Ardit Gjebrea sapo hapi mbrëmjen e djeshme të festivalit, duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet kësaj here në një tjetër shtëpi të ëmbël, në Tv Klan.
“Pas 22-vitesh, sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur, sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi. Drejt Tv Klan të lutem”,- u shpreh ai.
Këtë edicion në krah të Ardit Gjebrea do të jetë këngëatarja Marsela Çibukaj kësaj here jo si garuese por në rolin e bashkëprezantueses.



















