Pas një pritje të gjatë, “Big Brother” do të vijë shumë shpejt në ekranet shqiptare. Top Channel njofton se shtëpia më e famshme në Shqipëri është gati dhe do të hapë dyert për banorët e saj. Këtë herë formati vjen me një ndryshim jo të vogël, pasi banorët e shtëpisë do të jenë personazhe VIP, të cilët do të jenë të izoluar nga bota jashtë dhe do të vëzhgohen nga sytë kureshtarë të shqiptarëve 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.
Banorët e “Big Brother Vip” do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta brenda një shtëpie, do t’i largohen luksit dhe komoditetit të jetës së përditshme. Studio më e re e “Top Channel” quhet Nova dhe është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore. “Big Brother Vip” është një ndër “reality show” më të suksesshëm në botë dhe vjen në Shqipëri në formatin e tij më të fundit.



















